Interneti po “çmendet” pas kësaj fotoje, Princ Harry prek të pasmet e Meghan Markle

Bota e Yjeve

Interneti po “çmendet” pas kësaj fotoje, Princ Harry prek të pasmet e Meghan Markle

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:15
Prince Harry dhe Meghan Markle

Princ Harry dhe Meghan Markle prej disa ditësh po zhvillojnë një turne në Australi. Ata janë kthyer në çiftin më të komentuar të momentin në mabrë botën.

Në çdo dalje publike, Harry e Markle nuk ngurrojnë që ta shprehin dashurinë e tyre. Madje pavarësisht protokollit mbretëror, ata nuk ngurrojnë t’i kapin dorën njëri-tjetrit në sytë e njerëzve dhe të kameramanëve.

Por nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, duket se Harry-t i ka shpëtuar dora në një vend jo shumë të përshtatshëm, pikërisht te të pasmet e Meghan.

Një ditë më parë, çifti po largohej nga Zelanda e Re kur u realizuar kjo foto, e cila u publikua nga një faqe në “Instagram”. Vetëm kaq mjaftoi që ndjekësit të vërshonin me komente si:

“Ata e çuan shfaqjen e dashurisë në publik në një tjetër nivel”; “Më pëlqen sesi ai e ka dorën në të pasmet e saj”; “Mendoj se Princi Harry do ta marrë këtë fotot dhe do ta vendosë në kornizë”.

Por lind pyetja, duke parë foton me kujdes, a e ka në të vërtetë ai dorën te të pasmet e bashkëshortes apo është thjesht një iluzion optik, falë këndvështrimit të fotos?

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat