10 gjëra që nuk i dini për partneren e Stresit, s’ka pirë cigare as marijuanë dhe dukej si “e shëmtuara Betty”

Bota e Yjeve

10 gjëra që nuk i dini për partneren e Stresit, s’ka pirë cigare as marijuanë dhe dukej si “e shëmtuara Betty”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:04
Keisi

Keisi është partnerja e reperit të njohur Stresi, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në profilin e saj në “Instagram”.

Fillimisht ajo është treguar e kujdesshme duke u munduar që të ruaj jetën e saj private, por pas arrestimit të Stresit për trafik droge, ajo poston çdo ditë foto dhe video me partnerin, që me sa duket i mungon shumë.

Madje së fundmi, Keisi ka krijuar edhe blogun e saj BKC, ku tregon se si është të jesh bashkëshortja e një reperi.

Si fillimi ajo ka rrëfyer 10 gjëra që nuk i dinim për të, të cilat janë:

1.Është një person i turpshëm dhe bëhet nervoze kur është në qendër të vëmendjes.

2.Nuk di të gatuajë por përpiqet. Madje në fillimet e jetesës me bashkëshortin donte t’i plotësonte detyrat tradicionale të një amvise, por nuk ia doli. Megjithatë ajo përpiqet dhe nuk e ka lënë me kaq.

3.Deri në moshën 15-vjeçare ishte si një djalë, kundër produkteve të makijazhit dhe gjithnjë mbronte motrën e saj edhe pse ishte më e madhe në moshë.

4.Nuk i pëlqen të eksperimentojë me gjëra të reja, veçanërisht kur ato nuk janë të dobishme për shëndetin. Ajo ka thënë “jo” sidomos kur bëhet fjalë për cigare, marijuanë, apo ndonjë lloj tjetër droge.

5.Është artiste dhe pikturon shumë bukur. Sidomos portretin e vjehrrit.

6.Gjithmonë e ngathët. Edhe në një takim romantik, ose në një mbrëmje gala e veshur me një fustan të bukur, gjithmonë i prish punë ngathtësia.

7.Nuk i ka lyer ndonjëherë flokët dhe i pëlqen look-u natyral.

8.E çuditshme por nuk i pëlqen ta fotografojnë dhe thotë se nuk është fare fotozhenike.

“Më duhen 500 përpjekje për një foto të mirë dhe çdo person tjetër që më takon, më thotë se dukem më mirë personalisht”, shprehet Keisi.

9.Ka dy tatuazhe dhe po mendon të tretin.

“Në fillim kur po mendoja të bëja tatuazh dëshiroja shqiponjën e flamurit, por nëna ime ma ndryshoi mendjen duke e zëvendësuar atë me një gjerdan me simbolin në fjalë”, ka shkruar ajo në blog.

10.Dikur dukej si e shëmtuara Betty.

“Kam pasur një fazë “Ugly Betty” ku balluket, telat dhe syzet ishin të gjitha në efekt të plotë. Faleminderit Zot që ka mbaruar!”, shkruan Kejsi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat