Çudia e Ronaldos! I detyron punonjësit e shtëpisë të firmosin kontratën e çuditshme

Bota e Yjeve

Çudia e Ronaldos! I detyron punonjësit e shtëpisë të firmosin kontratën e çuditshme

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:01
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, përveçse të qenit një ndër futbollistët më të mirë në botë, ai është gjithashtu edhe një familjar shumë i mirë.

Ai angazhohet maksimalisht në stërvitje apo edhe në ndeshje me skuadrën e tij, por një pjesë të mirë të kohës ai e kalon në shtëpinë e tij.

Ish-lojtari i Realit të Madridit ka shumë shtëpi të tijat të shpërndara në vende të ndryshme, ku herë pas herë zhvendoset për të jetuar, prandaj në secilën prej tyre ai ka punonjës, të cilët i shërbejnë futbollistit dhe familjes së tij.

Edhe pse për të përflitet shumë në media, ai tregon kujdes në çdo detaj që mund ta kontrolljë në mënyrën më të mirë, për të ruajtur jetën e tij private larg bërjes publike në media.

Për këtë arsye pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i zgjedh punonjësit në një mënyrë krejt të çuditshme, e cila nuk ishte dëgjuar më parë.

Gazeta e njohur gjermane, “Der Spiegel”, ka shkruar, se të gjithë ata që merren me punë te shtëpitë e Ronaldos, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë.

Aty thuhet se për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjaret të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje, se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.

E gjithë kjo për të mbajtur sa më larg shtypin dhe mediat, aq shumë të interesuara për jetën pas fushave të blerta të 5-herë fituesit të "Topit të Artë".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat