Shqiptarët kanë për çfarë të krenohen, një nga arsyet janë edhe dy këngëtaret me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Dy emrat e njohur të muzikës janë bërë bashkë në eventin e njohur ‘NRJ Music Awards’, i cili po mbahet në Paris.
Në një foto të publikuar nga Bebe Rexha, vajzat tona kanë shkëlqyer në tapetin e kuq.
Dua dhe Bebe njihen për raportet e mira me njëra-tjetrën, pasi ato edhe më parë janë parë së bashku.