Blogerja australiane e quajtur Newsha Syeah, tha se nuk u lejua të futet në muzen ë Luvrës, në Paris, për shkak të veshjes shumë “ekstravagante”.
Ajo thotë se roja te dera e përzuri duke bërë lëvizje dore me neveri, e duke i thënë të shkonte e të mbulohej.
Pasi u ul në një kafe aty pranë, ajo e ndau shqetësimin me 231,000 ndjekësit në Instagram.
“Kujtoja se Luvrë, një galeri ku trupi femëror nderohet aq shumë, nuk merrej me rregulla arkaike. Por ja që gabohesha”,- thotë ajo.
Ndjekësit jo vetëm që e mbështetën, por disa ndanë histori të ngjashme për muzeun. Edhe ata ishin përzënë me mungesë të madhe mirësjelljeje, për shkak të veshjes.