Jennifer Garner shihet me të dashurin e ri

Bota e Yjeve

Jennifer Garner shihet me të dashurin e ri

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 07:57
Jennifer Garner

Jennifer Garner dhe i dashuri i saj John Miller janë parë së bashku, në publik.

Ylli i Peppermint dhe i dashuri i saj i ri, drejtori ekzekutiv i Cali Group janë fotografuar duke ndjekur së bashku një performancë të mjuzikllit Dear Evan Hansen, në teatrin Ahmanson, në Los Angeles.

Ky takim ishte edhe dalja e parë publike e çiftit.

Në fotografitë që i ka siguruar E!News, Garner e veshur me një sako ngjyrë hiri, një bluzë ngjyrë rozë të hapur dhe xhinse shihet bashkë me biznesmenin, në sediljet e pasme të veturës, shumë e buzëqeshur.

Garner dhe Miller janë përpjekur gjatë gjithë kohës që të jenë sa më diskretë, duke u larguar nga vetura ndaras, për të mos u fotografuar së bashku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat