Kim Kardashian poza provokuese me motrën

Bota e Yjeve

Kim Kardashian poza provokuese me motrën

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

Kylie Jenner është më e vogla prej motrave Kardashian-Jenner.

Megjithatë, ajo ka bërë rrugë të suksesshme drejt famës, dhe pritet që të bëhet miliarderja më e re në botë.

Së fundmi, ajo ka realizuar një fotosesion të ri me motrën e madhe, Kim Kardashian, shkruan DailyMail.

Dyshja vendosën që t’i ndajnë fotografitë e tyre me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Këto imazhe, janë realizuar me qëllimin të promovimit të produkteve të tyre më të reja kozmetike.

Në një episod të “Keeping up with the Kardashians” të transmetuar më 28 tetor, motrat shihen duke u fotografuar për të promovuar linjën e re.

Ditë më parë, ato u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si shkas i zjarreve që kapluan vendin.

Motrat Jenner-Kardashian vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore për performancën e tyre në serial.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat