Pas aludimeve se zëvendësoi Seldin me reperin, Mimoza Shkodra zbulon të vërtetën - Bota Sot
Pas aludimeve se zëvendësoi Seldin me reperin, Mimoza Shkodra zbulon të vërtetën

Bota e Yjeve

Pas aludimeve se zëvendësoi Seldin me reperin, Mimoza Shkodra zbulon të vërtetën

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:46
Mimoza Skodra

Mimoza Shkodra është një ndër këngëtaret më të komentuara të momentit. Pas ndarjes nga ish-i fejuari Seldi Qalliu, Mimoza ka vendosur që t’i rikthehet skenës me projekte të reja muzikore.

Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me Seldin, u mendua se ajo e ka zëvendësuar atë me reperin e njohur, Gold Ag. Në fakt dyshimet lindën pasi të dy këngëtarët postuan të njëjtën fotografi në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin të dy bashkë.

Por pas lajmeve të shumta për bashkëpunimin me Mimozës dhe Gold Ag, ka reaguar Shkodra duke sqaruar të vërtetën.

Këngëtarja ka sqaruar se janë bërë bashkë për xhirimet e programeve të fundvitit. Ajo gjithashtu ka zbuluar se për momentin do të vijë me këngë solo.

“Një info për ju fansat dhe miqt e mi nuk dot kem per momentin bashkpunim me as kend me vonë patjeter qe dot ket … se shpejti dot dalin Projekte te mijat single për juve ????.

Kjo esht vetem nji Foto e bër gjat xhirimeve festive por pse jo ne te ardhmen nuk i dihet sigurisht qe me shum koleg dot kem bashkpunime …”, shkruan Mimoza në “Instagram”.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test