Motra e Solarit, një bombë e vërtetë, dashnori i së cilës vdiq menjëherë pas seksit

Bota e Yjeve

Motra e Solarit, një bombë e vërtetë, dashnori i së cilës vdiq menjëherë pas seksit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:31
Santiago Solari

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari është në qendër të vëmendjes së medias spanjolle për shkak të ndeshjeve të “klubit mbretëror” si dhe për shkak të motrës Liz, e cila rregullisht zbukuron ballinat e mediave argjentinase.

Liz (35) është aktore dhe modele, por mund të thuhet se është edhe shkrimtare, pasi  nënshkruan librat për vetë ndihmë. E gjithë kjo është e mjaftueshme për të mbuluar faqet e revistave.

Ajo është adhuruese e seksit të pasionuar, i cili për një moment në jetën e saj pati përfundim fatal. Në vitin 2010, pas një prej "veprimeve", i dashuri i saj Leonardo Verhagen (26) nuk mundi të përmbahej dhe thjesht vdiq.

“Ne erdhëm në shtëpi, hapëm shishe me verë, lëshuam muzikë, zbritëm poshtë dhe çuam dashuri. Menjëherë pas mbarimit, atë filloi ta zë ngërçi dhe ra në dysheme. Ishte e dëshpëruar ta shikoje duke vdekur në duart e mia”, ka deklaruar Liz për mediat argjentinase.

Ndryshe, Liz Solari filloi karrierën duke u paraqitur në të brendshme për disa prej markave më të famshme në botë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat