Ronaldo dhe Rodriguez do të kurorëzohen në Kishën e shekullit XIX-të

Bota e Yjeve

Ronaldo dhe Rodriguez do të kurorëzohen në Kishën e shekullit XIX-të

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:33
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë vizituar një kishë në Torino në kërkim të një vendi për të kurorëzuar lidhjen e tyre.

Imazhet tregojnë portugezin në krah të 24-vjeçare teksa në “gishtin e fejesës” mbanin unaza të shndritshme.

Çifti – i cili njoftohet se u fejua javën e kaluar – vizitoi Kishën e Gran Madre di Dio, një ndërtesë e madhe e shekullit të XIX-të, e cila u shfaq në filmin e vitit 1969 – “The Italian Job” – dhe ka lidhje me Grailin e Shenjtë.

Ronaldo, i veshur me mbathje tuta sportive të zeza, Georgina kishte të veshur xhinse dhe mbante në dorë një kuletë të kuqe gjersa më pas shihen të shoqërohen nga një transportues njerëzish.

Përgatitjet për ditën e tyre të veçantë duket se janë duke u zhvilluar dhe bukuroshja thuhet se tashmë ka përzgjedhur vellon.

Theksojmë se çifti tashmë janë prindër të një vajze njëvjeçare, të cilin e kishin pagëzuar me emrin, Alana Martina. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat