Gjyste Vulaj: “Mendoj që vetë Zoti i shkruan këto gjëra, ashtu që ka bashkuar dy vetë që të gëzojnë sukses bashkë”

Bota e Yjeve

Gjyste Vulaj: “Mendoj që vetë Zoti i shkruan këto gjëra, ashtu që ka bashkuar dy vetë që të gëzojnë sukses bashkë”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 20 nëntor 2018 Në ora: 10:11
Gjyste Vulaj

Ka fituar zemrat e publikut që kur doli për herë të parë në skenë, origjinale dhe mjaft e kërkuar në çdo moment dhe të mbash fronin në 20 vite karrierë, duhet të jesh vetëm ajo, duhet të jesh Gjyste Vulaj. Ajo është një nënë e zonja e dy super fëmijëve, një bashkëshorte mjaft e mirë, por fansat e zjarrtë i duan dhe i këndojnë të gjitha këngët e saja që nga hitet që megjithëse ka vite ato që janë në treg nuk harrohen si: “Shuj shuj zemër”, “100 përqind”, “Vdeksha për ty” apo balada më e bukur e dashurisë dhe më e përdorur në çastet kur të rinjtë kurorëzohen “Shpirtin tek ti e kam”, apo hitet të viteve më vonë si : “A po keni hot” apo “Këmbëgjata”.

Një artiste që i këndon bukur zhanrit popullor, popfolk dhe atij zbavitës, një këngëtare me pafundësi numri koncertesh, pjesëmarrje dhe vlerësime si top artistja nëpër shumë evente dhe festivale. Fati ka dashur që ajo të ketë në krah një bashkëshort por edhe një super bashkëpunëtor në muzikë, siç është Sokol Vulaj, njëkohësisht ai është edhe kompozitori i të gjitha këngëve të saja si dhe mjeshtri me muzikë që e shoqëron këngëtaren gjithmonë në koncertet e shumta, apo mund të themi me plot gojën e me mijëra fakte ata të dy përbëjnë çiftin më të kërkuar të muzikës shqiptare.

Gjatë një interviste më yllin e skenës shqiptare Gjyste Vulaj, ne mësojmë se ajo do të sjellë edhe një këngë të re me videoklip me titull “Askush si na”, një super lajm për ndjekësit e saj të shumtë që presin gjithmonë të reja nga muzika e saj. Por artistja na tregon se çfarë dëshiron ajo për vajzën e saj Rozanën, çfarë lutje bën ajo për të bijën dhe pse ajo dhuron e ndihmon pa “zhurmë” mediatike.....por edhe....Më mirë lexoni më poshte intervistën dhënë nga këngëtarja e dashur shqiptare për gazetën tonë!.

“Bota sot”: E suksesshme pasi jeni 100 përqind origjinale, apo edhe femër me fat?

-Suksesi vjen nga puna me pasion, edhe dhunti që ta fal Zoti. Në muzikë suksesit i hap rrugën e sigurt talenti. Me një zë të bukur, të saktë në interpretim dhe unik, me një fizik të bukur, me bashkëpunëtor profesionist dhe serioz në bashkpunim, me zemër të pastër, një njeri i talentuar dhe shumë punëtor, i cili ka një qëllim, një ide dhe është i zoti të realizoj, suksesi nuk mund të mungoj per mendimin tim të gjitha këto i takojnë fatit të mirë. Kur një njeri vuan çon një jetë të vështirë, plot dështime në jetë dhe familje edhe pse mundohet për t’ia dal por s’ja del dot, atij i themi Fatkeq, ndërsa një njeri që është i kënaqur në jetë i shkojnë punët mirë ashtu siç i ka mendu vetë, gëzon familje të shëndoshë, pa andralla, sukses pas suksesit, atij i themi njeri Fatmirë. Zoti thotë ruju ti pak se truj edhe unë, puno ti pak se të ndihmoj edhe unë. Unë po ju them një gjë edhe juve, një gjë që e ndjej thellë në zemër dhe e kam bërë tattoo :”Faleminderit Zot për gjithçka, sepse jam nëna, bashkëshortja, bija, motra, tezja, kunata, reja ... më e lumtura në botë.

“Bota sot”: Imagjinon veten këngëtare kaq e kërkuar pa pasur në krah Sokolin?

-Unë nuk isha marrë me muzikë sikur Sokoli të kish hy në punë si mësues, pasi ka mbaru shkollë për këtë, por shyqyr ka marrë një profesion tjetër ,muzikën. Mendoj që vetë Zoti i shkruan këto gjëra ashtu që ka bashkuar dy vetë që të gëzojnë sukses bashkë. Ai na e ka shkru fatin që Sokoli të bëhet muzikant dhe unë këngëtare. Unë duke e pasur Sokolin kompozitor dhe njëkohësisht ai është muzikanti i vetëm që më përcjell mua me muzikë në çdo shfaqje timen “live”, nuk e imagjinoj veten pa të në asnjeë anë.

“Bota sot”: Ti lutesh çdo ditë që Rozana të ketë fatin e një mashkulli si babai i saj artist nëse ajo do të niste hapave të mamit Gjyste?

-Si çdo nënë lutem që fëmitë e mi të kenë fatin e mirë, një jetë normale, të bukur, me respekt e me dashuri ne familje të ngushtë dhe të gjërë. I mësoj çdo ditë që mendjemadhësia është gjëja më e keqe në jetë, njerëzit e dobtë janë mendjemëdhejnë dhe unë jam tip që mendjemëdhejtë nuk i mbaj. Roza tani ska nevojë për një bashkëshort muzikant se ajo po punon muzikë si babi i vet, por i dëshiroj një bashkëshort të mençur, të mirë, artist apo joartist, ta respektoj, ta përkrah dhe ta kuptoj në thellësi të shpirtit, ashtu siç jemi unë dhe Sokoli që e njohim mirë njëri-tjetrin dhe s’mërzitemi për sendergjimet që na i kanë bërë në jetë.

“Bota sot”: E dimë se ti dhuron shumë e je shum? bamirëse pse nuk i marrim vesh asnjëherë këto ne?

-Ma thonë shpesh që ti bëj publike se ësht në favor të familjes në nevojë sepse nxisim edhe të tjerët, në raste si p.sh koncerte humanitare, fondacione e çdo gjë lidhur me to sigurisht që bëhen publike, por njerëzve ju duhet ndihma jonë jo veç kur janë të sëmurë dhe u nevojiten kosto të larta per sherim, ata kan nevojë për fat të keq edhe per ushqime, veshembathje, ka njerëz fatkeq të sëmurë në krevat e që s’ka kush kujdeset për ta. Unë ndihmoj sado pak për të gëzuar ato familje që ta dinë se kanë dikë përkrah dhe njëkohësisht kënaqem edhe vet kur i dhuroj dikuj me nevojë më shumë se kur blej dicka per vete. Kuptohet unë rehat s’mund të bëj askënd. Para 10 ditëve kur ndihmova një familje më xhiruan me celular pa dijeninë time dhe pastaj i luta që mos ta publikojnë se nuk kam qejf. Unë kur dhuroj, dhuroj nga zemra dhe atë që bëj me zemër nuk dua që të ma shtremberojnë gojëligët dhe për këtë nuk dua ta bëj publike. Më pëlqen thënia: “Bamirësia nuk të varfeëron”

“Bota sot”: A ka një ëndërr apo një aventurë që do të donte ta realizonte apo ta bënte Gjyste Vulaj?

-Nuk kam asgjë përveç që fëmijët e mi të jenë me shendet të mirë në rend të parë dhe tu realizohet dëshira, të kenë sukses në punën, profesionin që do e zgjedhin vetë.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat