Miliarderi iranian i kërkon Morenës të rikthehen bashkë? Ja postimi që i habiti të gjithë

Bota e Yjeve

Miliarderi iranian i kërkon Morenës të rikthehen bashkë? Ja postimi që i habiti të gjithë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:09
Morena Taraku

Sasha Sobhani është miliarderi iranian, i cili u bë i njohur në Shqipëri nga lidhja e tij me këngëtaren, Morena Taraku.

Lidhja e tyre u përfol shumë në mediat rozë edhe për faktin se u ndanë shpejt, dhe menjëherë nisën ofendimet mes njëri-tjetrit.

Madje të dy bënë tatuazh që ia dedikonin njëri-tjetrit, por thuhet se Morena e ka fshirë atë. Ndërsa nga ana tjetër duket se Sasha nuk e harron dot aq lehtë këngëtaren.

Së fundmi ai ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet duke filmuar pamjen jashtë hotelit ku po qëndron në Stamboll, teksa në sfond po dëgjon këngën e Morenës me titull “Amore”.

Fansat e tij e kanë komentuar këtë si një dedikim i tij për Morenen, si dhe një kërkesë për t’u rikthyer bashkë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat