Kurorëzohen Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

Bota e Yjeve

Kurorëzohen Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 15:33
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra,

Çifti i famshëm Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, u kurorëzuan sot në një ceremoni private të mbajtur në shtetin e Indisë.

Ceremonia e kurorëzimit u mbajt në “Umaid Bhawan Palace” në Jodhpur të Rajasthan. Martesën e Nick Jonas dhe Priyanka Chopras e kanë konfirmuar ekskluzivisht revista “People”.

Nusja, dhëndri dhe të gjithë familjarët e dyshes ishin veshur në kostumet e “Ralp Lauren”.

Martesa do të vazhdojë edhe ditën e diel, duke u manifestuar me një ceremoni “Hindu” për të nderuar edhe kulturën e Chopras. Kjo martesë vjen vetëm katër muaj pasi që Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e bën publike fejesën e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat