A ka shtuar peshë? Almeda zbulon sa muajshe është dhe kilogramët e marrë nga shtatzënia

Bota e Yjeve

A ka shtuar peshë? Almeda zbulon sa muajshe është dhe kilogramët e marrë nga shtatzënia

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 21:58
Almeda Abazi

Ajo është një nga vajzat shqiptare më të njohura dhe më të përfolura në rrjetet sociale. Është fjala për Almeda Abazin, e cila është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.

Prej disa javësh, ata kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të parë, madje kanë treguar se do të bëhen me djalë.

Ndërkohë fansat e shumtë të Almedës janë kuriozë që të shohin barkun e saj të rrumbullakosur, dhe të dinë sa ka ndryshuar ajo tani që është në pritje të ëmbël.

Deri tani Almeda nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë, por vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka vendosur që të komunikojë me ndjekësit e saj, duke i lejuar ata që t’i bënin pyetje.

Një fans e ka pyetur atë se sa muajshe është dhe sa kilogramë ka shtuar gjatë kësaj periudhe.

“Kam hyrë në muajin e pestë, por po vijnë shumë pyetje për kilet… Mos t’i hyjmë asaj teme ju lutem sepse po ha çdo gjë”, ka shkruar Almeda.

Madje bukuroshja shqiptare i ka treguar një ndjekësi të saj se ka shtuar shumë kilogramë kohët e fundit dhe se ngjan si një balenë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat