“Pata shumë thyerje zemre…”, Orinda Huta bën rrëfimin prekës për pjesëmarrjen e parë te “Kënga Magjike”

Bota e Yjeve

“Pata shumë thyerje zemre…”, Orinda Huta bën rrëfimin prekës për pjesëmarrjen e parë te “Kënga Magjike”

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:41
Orinda Huta

Këngëtarja e njohur Orinda Huta është një ndër anëtaret e jurisë në edicionin e 20 të “Kënga Magjike” për kategorinë e artistëve të rinj.

Në prag të prezantimit të natës së parë të festivalit, Orinda ka vendosur të flasë për herën e parë kur ajo mori pjesë në këtë festival. E mesa duket fillimet e saj në muzikë kanë qenë në moshë shumë të re dhe aspak të thjeshta për të.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, moderatorja e “Jo vetëm modë”, zbuloi gjithë sakrificën që bëri të ndiqte pasionin për muzikën.

“‘Tani e di’” ishte viti 2002 kur unë mora pjesë për herë të parë në ‘Kënga Magjike’. Atëherë isha vetëm 15 vjeç dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesëmarrjes e deri te kjo këngë pata shumë thyerje zemre. Familja ime nuk kishte mundësi të investonte shumë në një pasion timin sepse gjithmonë me kishin rritur me idenë që muzika duhet të ishte thjesht një hobi. Megjithatë, kurrë nuk ma kishte marr mendja që do kisha një ndër këngët më të bukura të atij viti e cila dëgjohet ende sot.

Sot në ‘Kënga Magjike’ shumë të rinj prekin skenën e madhe e shumë prej tyre suksesin që ndoshta nuk e kishin menduar ndonjëherë. Emocionet bëjnë të veten, por bëni hapa të sigurtë dhe jini falenderues. Zoti gjithmonë zgjedh mënyrat e veta për të të forcuar e lumturuar dhe duhet të jemi krahëhapur ndaj bekimeve. Suksese të rinjve, por edhe këngëtarëve Big në këtë 20 – vjetor në të cilin kam kënaqësinë të jem edhe krah njerëzve brilantë Armend Rexhepagiqi, Manjola Nallbani, Arben Skenderi dhe Orgesa Zaimi”, shkruan Orinda bashkëngjitur videos që shfaqet teksa këndon te “Kënga Magjike” për herë të parë në vitin 2002.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat