Moderatorja shqiptare zbulon si e fitoi punën në televizionin italian

Bota e Yjeve

Moderatorja shqiptare zbulon si e fitoi punën në televizionin italian

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Arjola Shehu

Gjatë ditës së djeshme u përhap lajmi se moderatorja e njohur Arjola Shehu do të jetë prezantuese në kanalin e njohur italian “Rai”.

Madje edhe vetë Arjola nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” lajmëroi se ky do të ishte debutimi i saj i parë në një prodhim 100 për qind italian.

Ndërsa e kontaktuar nga “Anabel”, moderatorja ka rrëfyer se në fakt ende nuk ka nisur punë, por ka shkuar në studiot e “Rai-t” për një vizitë, për të parë se si punohet atje.

“Më vjen mirë që më kontaktoni. Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambjentet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagnir”, është shprehur Arjola.

Më pas ajo ka zbuluar edhe planet e ardhshme me projektin italian. “Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje”, është shprehur moderatorja e njohur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat