Shkolla e modelimit akuzohet që i qojë motrat binjake në anoreksi, duken si sklete të gjalla

Bota e Yjeve

Shkolla e modelimit akuzohet që i qojë motrat binjake në anoreksi, duken si sklete të gjalla

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:41
Masha dhe Dasha Ledeneva

Një shkollë ruse e modelimit është akuzuar se ka shtyer dy motra binjake, pjesë e kësaj shkolle, të bëhen anoreksike për shkak të kequshqyerjes.

Masha dhe Dasha Ledeneva u përshkruan me pak fjalë si “kufoma të gjalla”, teksa tashmë janë dërguar edhe për trajtim urgjent në spital në Moskë.

Nëna e tyre, Natalia Lendeneva ka fajësuar shkollën e modelimit që vajzat e saj janë në atë gjendje. Sipas saj, vajzave u është thënë që për të qenë në formë për modele, duhej që çdo kockë të ju dukej.

Pronarja e shkollës, Elena Tesmenitskaya ka mohuar akuzat e nenës madje është shfaqur edhe shumë e nervozuar që vajzat janë dërguar për trajtim dhe nuk do të marrin pjesë në javën e modës në Moskë.

“Askush nuk u ka kërkuar të humbin peshë, ato ishin në formë të përsosur”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat