Burri i Adelina Tahirit flet shqip, këngëtarja ndan emocionet me fansat - Bota Sot
Burri i Adelina Tahirit flet shqip, këngëtarja ndan emocionet me fansat

Bota e Yjeve

Burri i Adelina Tahirit flet shqip, këngëtarja ndan emocionet me fansat

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 07:26
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov kanë organizuar një darkë familjare me njerëzit më të afërt të këngëtares.

Teksa tregonte pamje nga shtëpia, tavolina dhe personat e ftuar me anë të një video ‘live’, Adelina ndau edhe pak momente me djalin e saj, të cilin nuk e fsheh më.

Por ajo që tërhoqi vëmendje është fakti që bashkëshorti maqedonas i këngëtares foli shqip për herë të parë publikisht.

Adelina e pyet si je dhe ai i përgjigjet: “Shumë mirë, valla. Pasha Zotin”.

Më herët në një intervistë këngëtarja tregoi se pak nga pak po e mëson bashkëshortin e saj të flasë shqip edhe pse më herët ai nuk e ka njohur si gjuhë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test