Roza Lati flet për herë të parë për pritjen e ëmbël: Ta nis me një çun apo gocë?

Bota e Yjeve

Roza Lati flet për herë të parë për pritjen e ëmbël: Ta nis me një çun apo gocë?

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:08
Roza Lati

Ajo është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ku ka mbledhur një numër të madh fansash. Është fjala për moderatoren e njohur Roza Lati, e cila ndan me fansat e saj thuajse gjithçka nga përditshmëria e saj.

Sot, Roza ka publikuar një fotografi që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë imazh asaj i ka dalë barku i fryrë dhe duket sikur është shtatzënë.

Këtë gjë e ka vënë re edhe moderatorja, e cila ka vendosur që të flas pak për dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Si dukem këtu, sikur jam shtatzënë.. dhe meqë unë kam rënë në dashuri për të 700-tën herë me të njëjtin person, po mendoj seriozisht ta bëj një beb, se më shkoka mesa po shoh në këtë foto. Si mendoni ju? Ta nis me një çun apo një gocë?”, ka shkruar Roza bashkëngjitur me foton.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat