Alicia Keys befason të gjithë me paraqitjen në “Billboard Women In Music”

Bota e Yjeve

Alicia Keys befason të gjithë me paraqitjen në “Billboard Women In Music”

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 00:40
Alicia Keys

Alicia Keys dallon nga të gjitha yjet me veshjen e saj në edicionin e 13-të të ceremonisë së çmimeve “Billboard Women In Music”.

“Billboard Women In Music” synon të mbledhë të gjitha gratë e talentuara së bashku nga industria e muzikës, shkruan DailyMail.

Alicia Keys u sigurua të dallojë nga të gjitha yjet në këtë ceremoni, që u mbajt të enjtën në Nju Jork.

Fituesja e çmimit “Grammy” për 15 herë, 37 vjeçarja ishte veshur në një kostum të kuq dhe një kapele në këtë natë të ndarjes së çmimeve.

Autorja e hitit “Fallin”u shfaq natyrale, me një grim shumë të lehtë në fytyrë, ndërsa kostumin e kishte kombinuar me një palë çizme të po të njëjtës ngjyrë.

Alicia tha: Ndihem kaq i bekuar që jam në këtë dhomë. Është një dhomë e fuqishme, e mbushur me gra. Dashuri për të gjitha. Është një festë e bukur. Ne jemi këtu për të festuar me këto gra të bukura – ta mbajmë njëra-tjetrën dhe ta lëmë njëra-tjetrën të shkëlqejë.

Në këtë ceremoni, Ariana Grande u nderua me çmimin kryesor “Woman of the Year”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat