Bebe Rexha nuk e uroi për ditëlindje, por ja çfarë bën Rita Ora për të

Bota e Yjeve

Bebe Rexha nuk e uroi për ditëlindje, por ja çfarë bën Rita Ora për të

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 06:35
Bebe Rexha dhe Rita Ora

Dy këngëtaret me famë botërore Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar për çmimet “Grammy”. “Best new artist” është kategoria që janë nominuar të dyja këngëtaret shqiptare, ndërkohë Lipa është edhe te “Best dance recording for electricity”.

Kjo është një ëndërr e kthyer në realitet për Duan dhe Beben, të cilat pasi kanë marrë vesh lajmin e bukur, kanë shpërthyer duke qarë nga gëzimi.

E gëzuar për nominimin e Rexhës është shfaqur edhe këngëtarja e famshme Rita Ora, e cila nuk i kurseu urimet për të.

Ora ka publikuar një foto të saj me Beben teksa shfaqen duke u puthur në buzë dhe tregon se është krenare për të. Në këtë mënyrë ajo hedh poshtë edhe thashethemet që dolën së fundmi për një mosmarrëveshje mes tyre.

Image

“Shumë krenare për ty Bebe Rexha. Suksese në muajin shkurt”, shkruan Rita në postimin e saj. Madje Ora i ka komentuar mikes së saj edhe në videon që ajo publikoi në profilin e saj në “Instagram”, ku tregonte se ishte e nomuniuar për çmimet “Grammy”.

Kujtojmë se prej disa javësh, flitej se marrëdhënia mes Ritës dhe Bebes ishte thyer për shkak se këngëtarja e hitit “I’m a Mess” shikohej vetëm në shoqërinë e Dua Lipës, duke lënë pas dore Ritën.

Image

Gjithashtu Bebe nuk e uroi Ritën për ditëlindje në rrjetet sociale. Por mesa duket marrëdhënia mes tyre është si më parë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat