Dukesha Meghan Markle e shkeli sërish protokollin

Bota e Yjeve

Dukesha Meghan Markle e shkeli sërish protokollin

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Dukesha e Sussex Meghan Markle

Dukesha e Sussex ka mahnitur turmën e modës duke bërë një paraqitje të befasishme në British Fashion Awards.

Meghan Markle kishte veshur një fustan të gjatë të zi me një krah, që është dizajnuar pikërisht nga disenjatorja Clare Waight të cilës ia dha çmimin dukesha.

Por ajo që ra në sy ishin thonjtë e Meghan që ishin të lyer me ngjyrë të zezë, që nuk lejohet me rregullat e protokollit mbretëror.

Protokolli thuhet se e konsideron llakun me ngjyrë të mbyllët dhe thonjtë fals si “vulgarë” që bazohet në preferencën personale të Mbretëreshës.

Kjo do të thotë se femrat e familjes mbretërore zgjedhin hije delikate në thonjtë e tyre.

Mbretëresha Elizabeta thuhet se favorizon nuancën delikate të baldosës së zbehtë rozë të Essie’s Ballet Slippers dhe ka përdorur hijen që nga viti 1989.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat