Nga Einxhel Shkira tek Alesia Bami, beqaret e ekranit pozojnë me të brendshme

Bota e Yjeve

Nga Einxhel Shkira tek Alesia Bami, beqaret e ekranit pozojnë me të brendshme

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:24
Einxhel Shkira

Janë ende beqare dhe kanë provuar magjinë e fustanit të nusërisë në sfilatën e këtij fundviti, ku modelet e reja për vitin 2019 i ekspozuan në pasarelë.

Por fustanet e nusërisë nga Nicole Sposa e Justin Alexander ishin një befasi me vete për të pranishmit në sfilatë, pasi vajzat e njohura të spektaklit pranuan të vishnin veshje provokuese, që jo çdo nuse do të guxonte t’i vishte në ditën e saj më të rëndësishme të jetës.

VIP, të cilat mbanin veshur fustanet sensuale ishin; Alesia Bami, Eni Koçi, Alba Hoxha, Einxhel Shkira, Eliona Pitarka, etj.. Sigurisht që veçantia e këtij viti ishte se krahas fustaneve të nusërisë, në pasarelë u prezantua dhe koleksioni “lingerie”, ku vajzat u shfaqën me të brendshme tejet seksi dhe tërheqëse.

Gjithashtu, vlen të theksojmë se Einxheli, Alba dhe nusja e mbrëmjes që përfundoi sfilatën, Eni Koçi, ishte hera e parë që i shihnim të veshura me fustane nusërie, pasi ato nuk kanë marrë pjesë asnjëherë më parë në sfilata të tilla.

Nuk dihet nëse kjo sfilatë e Enit do i paraprijë dasmës së saj me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj, një taktikë që e ndoqi edhe prezantuesja Marina Vjollca para se të martohej me Getoar Selimin.

Ndërkohë, edhe Einxhel Shkira dhe Eliona Pitarka kanë deklaruar se janë të dashuruara, po pa bërë publikë emrat e partnerëve. Ndërsa balerina Alba Hoxha ka kohë që po përflitet për një lidhje me koreografin e saj, Albi Nakon.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat