Heidi Klum puthet me të dashurin në publik

Bota e Yjeve

Heidi Klum puthet me të dashurin në publik

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:56
Heidi Klum e ka treguar në publik lidhjen e saj me Tom Kaulitz.

Kohëve të fundit, Heidi Klum e ka treguar vazhdimisht në publik lidhjen e saj me Tom Kaulitz.

Madje, ditën e shtunë ata janë fotografuar edhe duke u puthur derisa po bënin shopping për festën e Krishtlindjeve, në Beverly Hills, bashkë me të bijën e modeles, Lou.

Modelja 45 vjeçare shoqërohej nga e bija nëntëvjeçare, nga martesa e saj e mëhershme, derisa po bënte blerje në një shitore bizhuterish.

Klum që është në lidhje me kitaristin Kaulitz, tash e jo shumë kohë, në një moment është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj, derisa vajza e saj po ecte para tyre.

Më herët gjatë javës, Heidi Klum dhe mikja e saj, modelja Gisele Bundchen kanë “lënë” të dashurit e tyre për të pozuar topless afër njëra-tjetrës në shtrat.

Ato kanë mbuluar asetet e tyre me çarçafë të bardhë dhe librin e Bundchen.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat