Fifi zbulon bashkëpunim me këngëtaren e njohur: Kam një super këngë që…

Bota e Yjeve

Fifi zbulon bashkëpunim me këngëtaren e njohur: Kam një super këngë që…

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 19:27
Fifi

Një ndër këngët më të suksesshme të prezantuar këtë vit në edicionin e 20 të festivalit “Kënga Magjike” është “Psikopatja jote” e kënduar nga Fifi dhe Mc Kresha.

Ky ishte një bashkëpunim mjaft i suksesshëm pasi arritën që të merrnin edhe çmimin e publikut. Ndërkohë këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka zbuluar për emisionin “SevenBizz” se po përgatitet për të tjera bashkëpunime.

“Kam një super këngë që mendoj ta nxjerr para verës me Remzie Osmanin, por duetin e dytë nuk e tregoj”, u shpreh Fifi.

Këngëtarja mesa duket ka vendosur që të surprizojë sërish fansat e shumtë të muzikës, të cilët po presin me padurim që të dëgjojnë këngët e reja të Fifi-t.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat