Lajm i keq për Ronaldon, Irina e zavendëson me një bukurosh po aq të famshëm sa ai (Foto)

Bota e Yjeve

Lajm i keq për Ronaldon, Irina e zavendëson me një bukurosh po aq të famshëm sa ai (Foto)

Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 15:50

Lewis Hamilton, kampioni i botës në Formula 1 dhe modelja ruse, Irina Shayk, flirtojnë në distancë duke shtuar zërat për një histori të mundshme mes tyre.

Irina Shayk dhe Lewis Hamilton si duket kanë nisur një lidhje mes tyre. Ata janë shfaqur bashkë në New York në ceremoninë zyrtare të Javës së Modës.

Edhe pse i kanë evituar fotografët duke qëndruar larg njëri-tjetrit në pjesën më të madhe të kohës, mediat rozë hedhin dyshime të forta për nisjen e një historie pasioni mes të dyve.

Disa orë më parë, në faqen e saj të Insagramit, modelja ruse publikoi një foto me një tufë trëndafila.

Dërguesi? Me shumë mundësi është kampioni britanik por për momentin, lidhja e tyre mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Nëse rezulton e vërtetë, kjo mund të rezultojë një tjetër goditje e fortë për Cristiano Ronaldon, i cili ka humbur busullën në fushën e lojës që prej ndarjes nga bukurioshja ruse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat