Këshilli i Sigurimit vendos dërgimin e vëzhguesve të OKB-së në Jemen

Bota

Këshilli i Sigurimit vendos dërgimin e vëzhguesve të OKB-së në Jemen

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:26
OKB

Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi sot unanimisht dërgimin e vëzhguesve civilë në Jemen për të siguruar funksionimin e portit strategjik të Hodeida dhe monitoruar evakuimin e luftëtarëve.

Një rezolutë e hartuar nga Britania e Madhe u miratua nga 15 anëtarët e Këshillit. Ajo garanton gjithashtu të drejtat e arritura gjatë konsultimeve të fundit ndër-jemenase të mbajtura në Suedi, përfshirë ato mbi një armëpushim në Hodeida, një tërheqje të luftëtarëve nga qyteti dhe shkëmbimin e të burgosurve midis dy palëve ndërluftuese në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat