Nord Stream 2 - Tubacion i rrezikshëm

Bota

Nord Stream 2 - Tubacion i rrezikshëm

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:38
Nord Stream 2

Ngjarjet e javëve të fundit kanë treguar se rreziku i një shkallëzimi që buron prej Moskës është real, komenton Reinhard Veser nga FAZ.

Me kërcënimin e tij për sanksione kundër sipërmarrjeve gjermane, që kontribuojnë për Nord Stream 2, ambasadori amerikan në Gjermani vepron në mënyrë të gabuar, me fjalët që përdor dhe me mjetet - siç është karakteristike kjo për Shtetet e Bashkuara nën Trumpin. Por përsa i përket thelbit ai ka të drejtë: Gjermania duhet të ndërmarrë gjithçka, që është ende e mundur të bëhet përballë fazës së avancuar të aprovimit dhe të ndërtimit, për ta ndaluar tubacionin e gazit përmes Detit Baltik ose të paktën për ta shtyrë sa më gjatë që është e mundur.

Kjo nuk është në interesin amerikan, por në atë evropian. Rusia ende është e varur ekonomikisht, nga transportimi pa pengesa i gazit të saj në BE përmes Ukrainës. Për aq kohë sa gjendja do të jetë e tillë, Kremlinit i duhet ta mendojë shumë mirë përpara çdo shtim të agresionit të tij kundër Ukrainës. Nord Stream 2 do ta çlironte Moskën nga këto kufizime. Ngjarjet e javëve të fundit kanë treguar, se rreziku i një shkallëzimi që vjen prej Moskës është real. Dhe një destabilizim i Ukrainës do të ishte një rrezik për sigurinë e të gjithë BE. (FAZ)/DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat