Të krishterët shënojnë Festën e Krishtlindjeve

Bota

Të krishterët shënojnë Festën e Krishtlindjeve

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:21
Foto

Besimtarët e krishterë, sot kremtojnë Festën e Krishtlindjeve, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit.

Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme.  Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në ora 18:00 bëhet pritja solemne, ndërsa në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne. Mesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe në Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor.

Krishtlindjet janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat