Venezuelë, nëntë ushtarakë dënohen me burg për komplot ndaj Maduros

Bota

Venezuelë, nëntë ushtarakë dënohen me burg për komplot ndaj Maduros

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:24
Nicolas Maduro

Nëntë ushtarakë venezuelianë u dënuan përfundimisht me burg me akuzën për komplot për rrëzimin nga pushteti të presidentit Nicolas Maduro në 2014, njoftoi sot gjykata e Lartë e Drejtësisë (TSJ).

Dënimet variojnë nga pesë në tetë vite burg.

Në mesin e të dënuarve renditen gjeneral Oswaldo Hernandez, oficeri i Lartë i ushtrisë në pension, José Delgado dhe shtatë oficerë të tjerë të Forcave Ajrore, të Këmbësorisë dhe asaj Detare, sipas një komunikate të Gjykatës së Lartë, përcjell atsh.

Organi më i lartë i drejtësisë konfirmoi dënimet e shpallura në shkallën e parë pasi Gjykata e Kasacionit dhe një Gjykatë ushtarake hodhën poshtë kërkesat e depozitura nga ushtarakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat