Izraeli godet në Siri objektivat iraniane

Bota

Izraeli godet në Siri objektivat iraniane

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Ilustrim

Një zyrtar izraelit i sigurisë tha sot se forcat ajrore izraelite, në një sulm në Siri, qëlluan një sërë objektivash që Irani përdor për t’i transferuar armë grupit ekstremist Hezbollah.

Një zyrtar i paidentifikuar tha se sulmet ajrore kishin qëlluar një objektiv iranian në tre lokacionet kryesore të martën dhe të mërkurën në mëngjes, transmeton KosovaPress.

Siç tha ai, objektivat ishin kryesisht depot dhe objektet logjistike, të cilat Irani përdor për të ofruar armë në Hezbollah, një grup libanez që mbështet Irani, i cili luftoi kundër Izraelit gjatë luftës në vitin 2006.

Rusia ka kritikuar sulmet, duke argumentuar se ato kanë komprometuar fluturimet komerciale.

Megjithatë, një zyrtar izraelit pohon se forcat ajrore siriane rrezikuan aeroplanët civilë duke gjuajtur 30 raketa në përgjigje të një sulmi ajror.

Ai gjithashtu pohon se forcat iraniane po operojnë më pak se 80 kilometra nga kufiri izraelit, në kundërshtim me pretendimet e Rusisë.

Disa raketa izraelite ranë të martën në mbrëmje pranë Damaskut dhe shumica prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore siriane, njoftoi televizioni shtetëror sirian duke iu referuar burimeve ushtarake.

Këto sulme janë të parat që kur presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi javën e kaluar se SHBA do të tërheqë 2.000 trupa nga Siria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat