Trump përgatit ndalimin e blerjes së pajisjeve kineze Huawei dhe ZTE

Bota

Trump përgatit ndalimin e blerjes së pajisjeve kineze Huawei dhe ZTE

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:39
Ilustrim

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton dhënien e një urdhri ekzekutiv për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend vitin e ardhshëm, e cila do të ndalonte kompanitë amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit të prodhuara nga firmat kineze Huawei dhe ZTE, thanë për Reuters burime të njohura me situatën.

Ky do të ishte hapi më i fundit në përpjekjet e administratës Trump për të nxitur Huawei Technologies dhe ZTE, dy kompanitë më të mëdha kineze të pajisjeve në internet, nga tregu amerikan, vlerëson agjencia britanike.

SHBA pretendon se këto dy kompani veprojnë nën urdhrat e qeverisë kineze dhe se pajisjet e tyre mund të përdoren për të spiunuar amerikanët.

Urdhri ekzekutiv, i cili është debatuar për më shumë se tetë muaj, mund të shpallet në janar, me direktivën e Ministrisë së Tregtisë për të parandaluar kompanitë amerikane nga blerja e pajisjeve të telekomunikacionit nga prodhuesit e huaj që paraqesin një rrezik të rëndësishëm për sigurinë kombëtare.

Edhe pse nuk ka gjasa që në urdhëresë do të emërohen direkt Huawei ose ZTE, një burim tha se pritet që zyrtarët në Ministrinë e Tregtisë ta interpretojnë këtë si një miratim për të kufizuar zgjerimin e pajisjeve të bëra nga këto dy kompani.

Burimet e agjencisë britanike shtuan se teksti i urdhëresës nuk ishte përfunduar.

Urdhëresa ekzekutive do të thirrej në Ligjin për Autorizimet Ekonomike Ndërkombëtare Emergjente, që i jep presidentit fuqinë për të rregulluar tregtinë në përgjigje të një emergjence shtetërore që kërcënon SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat