Erdogan: Largojmë grupet terroriste dhe më pas ikim nga Siria

Bota

Erdogan: Largojmë grupet terroriste dhe më pas ikim nga Siria

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 06:21
Tayyip Erdogan

Turqia nuk do të mbetet për asnjë moment në qytetin sirian të Manbij, nëse njëmbëdhjetë “organizata terroriste” largohen nga zona, tha presidenti Tayyip Erdogan të premten, disa orë pas ushtria siriane tha se kishin hyrë në qytet.

Turqia ka kërcënuar një sulm ndaj Manbij për të përzënë milicinë kurde të YPG, të cilën e konsideron si një grup terrorist. Erdogan sinjalizoi të premten se Turqia nuk kishte nxitim për të kryer operacionin.

“Në situatën aktuale, ne ende po mbështesim integritetin e tokës siriane. Këto zona i përkasin Sirisë. Sapo organizatat terroriste të largohen nga zona, nuk do të kemi asgjë për të bërë atje”, u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll.

Më parë të premten, ushtria siriane tha se kishte hyrë në Manbij për herë të parë pas disa vitesh, pasi YPG i kërkoi Damaskut të mbronte qytetin nga kërcënimi i sulmeve turke.

“Nuk është vetëm për Manbij, po synojmë të zhdukim të gjitha organizatat terroriste në rajon. Objektivi ynë kryesor është që YPG të marrë mësimin e nevojshëm këtu”, tha Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat