Turqia kap në Azerbejxhan një mësues të lidhur me shkollat e Gylenit

Bota

Turqia kap në Azerbejxhan një mësues të lidhur me shkollat e Gylenit

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Azerbejxhan

Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) nëpërmjet një operacioni kundër organizatës FETO, ka kapur mësuesin Mehmet Gelen në Azerbajxhan, pjesëtar i FETO-s, transmeton Anadolu Agency.

Sipas informacionit të marrë, MIT e cila vazhdon operacionet e saj jashtë vendit në kuadër të luftës kundër FETO-s, ka ndjekur Gelen-in për të cilin ka pasur urdhër kërkimi.

Gelen, i cili ishte mësues në shkollat e FETO-s në Azerbajxhan, aktivitetet e të cilave pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik të vitit 2016 ishin ndaluar, ishte munduar që me pasaportë të falsifikuar të hyjë në Bjellorusi.

AA tregon se MIT, me një operacion të suksesshëm ka kapur pjesëtarin e FETO-s, Gelen, i cili ishte ekstraduar nga Bjellorusia në Azerbajxhan pas procedurave ligjore.

Gelen i cili kërkohej me akuzën "anëtar i organizatës terroriste", është dërguar në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat