Bombardimet kundër ISIS'it i kanë marrë jetën mbi 1.000 civilëve

Bota

Bombardimet kundër ISIS'it i kanë marrë jetën mbi 1.000 civilëve

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:02
Foto

Në një raport mujor për viktimat civile, koalicioni konfirmonte vdekjen e 1 mijë e 139 civilëve në goditjet ajrore të kryera që nga fillimi i operacionit nga gushti 2014 deri në nëntor 2018, njofton VoA.

Raportimet për 184 vdekje të tjera të paqëllimte të civilëve, ende po analizohen.

Në korrik, koalicioni pranoi se 1 mijë 59 civilë ishin vrarë në goditje ajrore që nga viti 2014, mes thirrjeve për shifra të përditësuara nga organizatat e të drejtave, që për një kohë të gjatë kanë akuzuar koalicionin se i kanë minimizuar shifrat për numrin e civilëve që ka vrarë gjatë viteve të luftës kundër Shtetit Islamik.

Raporti i së dielës reflekton numrin e përditësuar të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të civilëve, përfshirë shifrat e konfirmuara nga gjashtë muajt e fundit.

Megjithëse forcat rajonale po bëhen gati për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, e njoftuar papritur nga Presidenti Donald Trump këtë muaj, zyrtarët e ushtrisë amerikane thonë se asgjë nuk ka ndryshuar në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat