Sentatorja demokrate Warren njofton kandidaturën për presidencialet 2020

Bota

Sentatorja demokrate Warren njofton kandidaturën për presidencialet 2020

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:40
Elizabeth Warren

Senatorja Elizabeth Warren, një kritike e ashpër e presidentit Donald Trump, bëri sot hapin e parë në drejtim të një kandidature për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, duke u bërë personaliteti i parë demokrat me peshë që zyrtarizon këtë ambicie.

Kjo 69 vjeçare progresiste, e zgjedhur në shtetin e Masaçusets që prej vitit 2013, njoftoi në “Twitter” fillimin e një komiteti mbështetës, që ka për synim mbledhjen e fondeve për një kandidaturë të mundshme.

Në një video të publikuar në faqen e saj në “Twitter”, ajo garanton se “kërkon të rindërtojë klasën e mesme amerikane, të dobësuar nga miliarderët dhe sipërmarrjet e mëdha që kanë rekrutuar personalitete politike që të mund të marrin një pjesë më të madhe të tortës”.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat