Agjenda botërore 2019: Dhjetë prej ngjarjeve që do ta shënojnë vitin

Bota

Agjenda botërore 2019: Dhjetë prej ngjarjeve që do ta shënojnë vitin

Më: 1 janar 2019 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Më poshtë është lista kronologjike e 10 prej ngjarjeve më të rëndësishme që parashikohen të ndodhin në vitin 2019.

Një president i ri në Brazil

1 janar: I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.

Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri

16 shkurt: Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.

Referendumi i kushtetutës në Kubë

24 shkurt: 60 vjet pas revolucionit, kubanezët shkojnë në një referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale.

Brexit

29 mars: Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Eshte hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.

Zgjedhjet presidenciale në Algjeri

Prill: Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjecarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që ne 1999, mbetet i pasigurt.

Akihito abdikon

30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito, heq dorë nga froni dhe i jep titullin djalit të tij, Naruhito.

India voton

Prill: Zgjedhje legjislative ne Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, prezantohet për një mandat të dytë.

Parlament i ri Europian

23-26 maj: Dy muaj pas Brexitit, ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.

Regbi në Japoni

20 shtator: Fillon Kupa e Botës në Regbi, në Japoni, është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.

Atletikë në Katar

27 shtator: Katari pret Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat