Gjashtë të vdekur në një aksident hekurudhor në Danimarkë

Bota

Gjashtë të vdekur në një aksident hekurudhor në Danimarkë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 16:24
Vendi i aksidentit

Gjashtë njerëz vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në një urë që lidh dy ishujt kryesorë të Danimarkës.

Zyrtarë të rrjetit të hekurudhave thanë se copat e një treni mallrash goditën një tren udhëtarësh gjatë një stuhie të rëndë, duke e detyruar atë të frenojë papritur në Urën Rripi i Madh.

Shërbimet emergjente luftuan me motin e keq për të arritur vendin e ngjarjes.

Treni i pasagjerëve kishte 134 njerëz në bord, përfshirë ekuipazhin.

Treni po udhëtonte nga Odense në ishullin Funen drejt Kopenhagës në ishullin Zealand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat