Kreu i FED: Nuk do të dorëhiqem nëse ma kërkon Trump

Bota

Kreu i FED: Nuk do të dorëhiqem nëse ma kërkon Trump

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:16
Jerome Powell

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane (FED), Jerome Powell theksoi sot se nuk do të japë dorëheqjen nëse Donald Trump, që e ka kritikuar fuqishëm publikisht, di ia kërkonte.

“Jo”, deklaroi pa hezituar Jerome Powell kur u pyet nëse do të jepte dorhëqjen nëse presidenti i SHBA-së ia kërkonte, gjatë një tavoline të rrumbullakët që po zhvillohej në Atlanta.

Powell ka qenë objekt i shumë sulmeve nga ana e Donald Trump që e kritikon për rritjen e normave të interesit të vendosur nga ana e FED-it.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e sheh këtë ndryshim monetar si një gabim që rrezikon të shkatërrojë politikën e tij ekonomike, një mendim që ndahet nga shumë investitorë dhe ekonomistë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat