Pedersen përfaqësues special i OKB-së për Sirinë

Bota

Pedersen përfaqësues special i OKB-së për Sirinë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 14:56
OKB

Diplomati norvegjez Geir O. Pedersen ka filluar detyrën si përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë.

Nga profili i tij në “Twitter”, Pedersen ka njoftuar se dje vizitoi ekipin e tij në zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe se ka filluar detyrën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi Pedersen në këtë detyrë në muajin nëntor, pasi Staffan de Mistura njoftoi dorëheqjen.

Në këtë mënyrë Pedersen, pas Kofi Annan, Lahdar Ibrahimi dhe De Mistura është përfaqësuesi i katërt i OKB-së në luftën që vazhdon në Siri prej tetë vitesh.

I lindur në Oslo në vitin 1955, Pedersen që nga 9 qershori 2017 ushtronte detyrën e ambasadorit të Norvegjisë në Pekin. Ai ka kryer detyrën si përfaqësues norvegjez në Autoritetin Palestinez mes viteve 1998 – 2003 dhe ka marrë pjesë në negociatat e Oslos të zhvilluara në vitin 1993 mes qeverisë izraelite dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat