BE-ja i vendos sanksione Iranit pas vrasjeve në territorin europian

Bota

BE-ja i vendos sanksione Iranit pas vrasjeve në territorin europian

Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:30
Iran

Bashkimi Europian vendosi sot sanksione ndaj shërbimeve sekrete iraniane dhe dy drejtuesve të tij të akuzuar për përfshirje në një seri vrasjesh dhe komplotesh që kishin nën shënjestër disidentë në Holandë, Danimarkë dhe në Francë.

I marrë në mënyrë unanime nga shtetet anëtare, ky vendim vjen ndërsa Haga akuzoi për herë të parë të martën Teheranin për përfshirje në vrasjen e dy disidentëve në territorin holandez në 2015 dhe 2017, gjë që çoi në dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

‘’Sanksionet u morën ndaj ‘’Drejtorisë për sigurinë e brendshme’’ të shërbimit sekret iranian dhe dy zyrtarëve të këtij divizioni, përfshirë kreun e saj Saeid Hashemi Moghadam’’, bëri të ditur në një komunikatë Ministria daneze e Punëve të Jashtme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat