Pako të dyshimta në ambasadat e huaja në Australi

Bota

Pako të dyshimta në ambasadat e huaja në Australi

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:37
Australi

Policia australiane është duke hetuar pako të dyshimta të gjetura në ambasadat e huaja në Canberra dhe në Melburn.

Brigada Metropolitane e Melburn tha se është njoftuar për një numër  sosh në të gjithë qytetin.

Ndër konsullatat në të cilat janë gjetur pakot e dyshimta janë ajo e Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA-ve, Pakistanit dhe disa të tjera.

‘Pakot janë duke u ekzaminuar nga shërbimet e emergjencës dhe rrethanat janë duke u hetuar”, tha Policia Federale Australiane.

Policia e Shtetit në Melburn tha situata është nën kontroll dhe nuk pritet rrezik i përgjithshëm.

Sipas transmetuesit australian ABC News, punëtorët e emergjencës  janë parë  edhe në konsullatat e Indisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Greqisë, Italisë dhe Francës,  sipas transmetuesit australian ABC News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat