Një grup i anijeve të NATO-s synon të hyjë në Detin e Zi

Bota

Një grup i anijeve të NATO-s synon të hyjë në Detin e Zi

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:49
Ilustrim

Kreu i misionit të Ukrainës pranë NATO-s, Vadim Pristajko, tha se Aleanca Veri-Atlantike po rrit frekuencën e hyrjes së anijeve të saj në Detin e Zi.

"Ka grupe të përhershme operative dhe Holanda po udhëheq tani një prej tyre. Ata gjithashtu synojnë të hyjnë në Detin e Zi", tha Pristajko për stacionin televiziv "112 Ukrainë", sipas portalit Ukranews, duke cituar agjencinë ukrainase të lajmeve.

Pristajko shtoi se frekuenca e hyrjes së anijeve të NATO-s në Detin e Zi është i kufizuar nga Konventa Montre, e cila kufizon kalimin e anijeve detare që nuk i përkasin vendeve të Detit të Zi.

Qëndrimi i anijeve luftarake të vendeve të tjera në Detin e Zi është i kufizuar në kohë, në përputhje me Konventën e vitit 1936.

Mediat ukrainase njoftuan më herët, se para dy ditësh anija e marinës amerikane "Forth McHenry", pjesë e Grupit 22 të Grupit të ekspeditës detare, kaloi nëpër ngushticën Dardanele në Detin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat