Gruaja në koma për 10 vjet sjell në jetë fëmijën, nisin hetimet për sulm seksual - Bota Sot
Gruaja në koma për 10 vjet sjell në jetë fëmijën, nisin hetimet për sulm seksual

Bota

Gruaja në koma për 10 vjet sjell në jetë fëmijën, nisin hetimet për sulm seksual

Më: 10 janar 2019 Në ora: 00:16
Ilustrim

Policia ka lëshuar një urdhër kërkimi për ADN-në e çdo punonjësi që ka punuar në spitalin në Phoenix ku një grua që ka qenë në gjendje kome për rreth një dekade, ka sjellë në jetë një fëmijë më 29 dhjetor.

“Hacienda Healthcare”, kompania private që drejton spitalin, nuk është përgjigjur në pyetjet e “VICE News”, por i ka thënë “Washington Post-it” se, “si kompani, ne mirëpresim këtë zhvillim në hetimet e vazhdueshme të policisë”.

Lajmi për lindjen u bë publik javën e kaluar, kur mediumi lokal “Arizona’s Family” raportoi se policia po hetonte abuzimin seksual që ka mundur të çojë në shtatzëninë e gruas.
“Askush nga stafi s’ishte i vetëdijshëm se ajo ishte shtatzënë deri pak para se të lindte”, ka thënë një burim për “Arizona's Family”. Më vonë, burimi ka shtuar se stafi kishte mësuar se gruaja ishte afër lindjes pasi po rënkonte, transmeton Koha.net.

Gruaja, pjesëtare e Fisit San Carlos Apache, kishte nevojë për përkujdesje të vazhdueshme pas një incidenti dekadën e kaluar kur ajo gati sa nuk u mbyt në ujë, sipas “Arizona's Family”. “Kur e keni një person të dashur në kujdes paliativ, kur ata persona janë të cenueshëm dhe të varur nga të tjerët, ju i besoni kujdestarëve”, ka thënë kryesuesi i fisit, Terry Rambler, në një deklaratë të martën.

“Familja sigurisht se është e fyer, e traumatizuar dhe e tronditur nga abuzimi dhe neglizhenca ndaj vajzës së tyre në ‘Hacienda HealthCare’”, ka thënë avokati i familjes së gruas, John Micheaels, duke shtuar se “familja ka dashur që unë të jap lajmin se djali i porsalindur ka ardhur në një familje të dashur dhe për të do të ketë përkujdesje”.
Shefi i “Hacienda Healthcare”, Bill Timmons, dha dorëheqje këtë javë pas publikimit të lajmit për sulmin seksual.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...