Paul Whelan, i cili posedon edhe shtetësi britanike, irlandeze dhe kanadeze, është ndaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, më 28 dhjetor.
Gjykata e pranoi apelin, por nuk e caktoi ende datën e seancës dëgjimore, raportojnë agjencitë.
Familja e Whelan ka thënë se ai është i pafajshëm dhe se ka shkuar në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.
Të mërkurën, Kremlini i hodhi poshtë akuzat e Perëndimt se po e përdor Whelan si peng në një lojë politike.
"Rusia kurrë nuk i përdor njerëzit si pengje në lojëra diplomatike", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Disa media kanë spekuluar se Whelan është ndaluar për të lehtësuar një shkëmbim të mundshëm të tij me agjenten ruse, Marina Butina, e cila është arrestuar në Shtetet e Bashkuara.
Butina e ka pranuar fajësinë në SHBA për të vepruarit si agjente e Kremlinit.