Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

Bota

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:36
Ilustrim

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018, thotë një raport i botuar të enjten në revistën "Science".

Shkencëtarët kanë paralajmëruar me vite për rritjen e temperaturave globale dhe shkrirjen e akullit. Por, të enjten, ata njoftuan se kjo po ndodh më shpejt se sa parashikohej pasi viti 2018 ishte një vit rekord sa I përket nxehtësisë për oqeanet, raporton Reuters.

Raporti i ri i botuar në revistën Science, me autorë shkencëtarët nga Kina dhe SHBA-ja, thotë se oqeanët po ngrohen deri në 40 përqind më shpejt se sa që një panel i Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar pesë vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se nga kjo ngrohje janë dëmtuar shkëmbinjtë nënujor të koraleve duke detyruar peshkun të gjejë ujëra më të thella dhe më të ftohta, duke e çrregulluar kështu ekosistemin nënujorë.

Gazrat serë ngrohin ajrin, dhe sipas shkencëtarëve, ajo nxehtësi thithet nga oqeanet. Nuk ka shenja se ajo do të ngadalësohet.

Në fakt, ata thonë se të dhënat për ngrohjen e oqeanit kanë shënuar rekorde pothuajse çdo vit që nga viti 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat