Izraeli sulmon me raketa aeroportin e Damaskut - Bota Sot
Izraeli sulmon me raketa aeroportin e Damaskut

Bota

Izraeli sulmon me raketa aeroportin e Damaskut

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri ka raportuar se aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë hedhur raketa në depot e aeroportit të Damaskut, ndërsa sistemi sirian i mbrojtjes ajrore i ka shkatërruar shumicën e tyre.

“Rezultatet e sulmit deri tash janë dëmtimet në njërën nga depot e aeroportit të Damaskut”, ka raportuar një burim ushtarak për agjencinë e lajmeve “SANA”. Mediet shtetërore siriane kanë publikuar pamje që thuhet se janë të sulmeve kundërajrore të forcave siriane.

Izraeli e ka shtuar numrin e sulmeve në Siri si pjesë e përpjekjeve për ta luftuar ndikimin e Iranit, shtet i cili po e përkrah presidentin Bashar al-Assad në luftën që ka nisur në vitin 2011. Sulmi i fundit izraelit që ishte raportuar nga mediet siriane kishte ndodhur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, kur ishin plagosur tre ushtarë sirianë.

Një zyrtar i lartë izraelit kishte deklaruar më herët se Izraeli i ka kryer më shumë se 200 sulme kundër caqeve iraniane në Siri në dy vitet e fundit. Grupet e mbështetura nga Irani, përfshirë lëvizjen “Hezbollah” të Libanit, janë futur në territorin e Sirisë për ta mbështetur qeverinë e Asadit, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...