Pompeo optimist që turqit dhe kurdët do të mbrohen

Bota

Pompeo optimist që turqit dhe kurdët do të mbrohen

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:04
Mike Pompeo

SHBA-ja është optimiste mbi mundësinë që kurdët sirianë do të mbrohen pavarësisht tërheqjes amerikane nga Siria, duke u garantuar turqve të drejtën të mbrojnë vendin e tyre nga terroristët, deklaroi sot në Abu Dhabi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ne kemi besim mbi mundësinë për të arritur këtë objektiv të dyfishtë”, tha ai para gazetarëve që e shoqërojnë në turneun e tij në Lindjen e Mesme.

Mike Pompeo zhvilloi gjithashtu sot një bisedë me homologun e tij Mevlut Cavusoglu.

Njoftimi në dhjetor i tërheqjes së ushtarëve amerikanë të vendosur në Siri për të luftuar organizatën Shteti Islamik (ISIS) u përshëndet nga Turqia por dobësoi situatën e luftëtarëve kurdë që luftuan në krahë të amerikanëve kundër grupit xhihadist. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat