Pompeo do t'u kërkojë sauditëve të dënojnë vrasësit e Khashoggi

Bota

Pompeo do t'u kërkojë sauditëve të dënojnë vrasësit e Khashoggi

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:51
Mike Pompeo

Shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo mbërriti sot në Riad si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme me qëllim që t'i nxisë autoritetet saudite që të ndëshkonin të gjithë ata që ishin përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Pompeo gjatë vizitës së tij do të takohet me princin e kurorës princ Muhamed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë.

Para vizitës në Riad, ministri amerikan tha se do të diskutonte me sauditët mbi vrasjen e Khashoggi në mënyrë që të ndëshkojë të gjithë ata që janë përgjegjës.

Më 3 janar, Arabia Saudite filloi një gjyq ndaj 11 të dyshuarve për vrasjen e gazetarit më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll.

Më shumë se tre muaj që nga vrasja, trupi i Khashoggi, një kritik i autoriteteve saudite që shkroi për Washington Post, ende nuk është gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat