Vritet komandanti i lartë i ISIS-it në Afganistan

Bota

Vritet komandanti i lartë i ISIS-it në Afganistan

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Një komandant i lartë i grupit militantë të Shtetit Islamit (ISIS), raportohet se është vrarë më 10 janar.

Zëdhënësi i Forcave Amerikane me bazë në Afganistan, Lt. Ubon Mendie, tha se Emir Khetab u vra gjatë një bastisje në zonën lindore të provincës Nangarhar.

“Largimi i Khetab, ndihmon në mbrojtjen e afganëve të pafajshëm nga dhuna e Shtetit Islamik në të ardhmen dhe dobëson praninë e tyre në Nangarhar”, tha Mendie.

Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë zhvilluar një kështjellë në provincë në kufirin lindor të Afganistanit me Pakistanin dhe janë bërë një nga grupet më të rrezikshme militante të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat